UBT News

Diamanti që mund të shitet për një shumë marramendëse në ankand

Një nga diamantët më të vlefshëm ngjyrë blu që do të dalë në ankand, mund të shitet për më shumë se 48 milionë dollarë, sipas shtëpisë së ankandit, Sotheby.

I quajtur “The De Beers Cullinan Blue”, diamanti 15.10 karatësh, është më i rëndësishmi që do të dalë në ankand.

Duke e përshkruar diamantin si “jashtëzakonisht të rrallë”, nga Sotheby thanë se vetëm pesë gurë të çmuar mbi 10 karat janë shfaqur ndonjëherë në ankand. Asnjë nuk ka qenë mbi 15 karatë, duke e bërë këtë perlë një ngjarje historike në vetvete”.

“Diamantët blu të çdo lloji janë të rrallë në treg, por ky është më i rralli nga të rrallët; asgjë e kalibrit të ngjashëm nuk është shfaqur në ankand vitet e fundit”, tha në deklaratën për shtyp Patti Wong, kryetare e ankandit në Azi.

Ky diamant do të dalë në ankand në Hong Kong në fund të muajit prill./UBTNews

Exit mobile version