Diamanti më i madh, i cilësuar si “i përsosur”, ka një formë të zemrës dhe është shitur në Gjenevë për gati 15 milionë dollarë. Për shtëpinë e ankandeve “Christie”, kjo shitje përbën një “rekord botëror”.
Ai është shitur për 14.99 milionë dollarë, duke i përfshirë taksat. Kjo shitje është një “rekord botëror” për një diamant me formën e një zemre, ka thënë zëdhënësja e “Christie”, Alexandra Kindermann.
Rekordi i mëparshëm për një diamant të tillë ishte arritur në vitin 2011. Atë vit, një diamant me 56.15 karat ishte shitur për 10.9 milionë dollarë.