Një diamant miliardavjeçar, që besohet të jetë diamanti më i madh në botë, u shit për 4.3 milionë dollarë në ankand.
I quajtur Enigma, diamanti 555.55 karatësh, pritej se do të shitej më shumë se 5.9 milionë dollarë në ankandin që u mbajt online.
Drejtuesi i ankandit Sotheby tha se “blerësi ka zgjedhur të përdorë kriptomonedhën për blerjen”.
Ekzistojnë disa teori rreth origjinës së diamantit, e një ndër to është se ai u transportua në Tokë nga një asteroid.
Sotheby nuk e identifikoi blerësin, por sipas ankandit, sipërmarrësi i kriptomonedhave, Richard Heart, në rrjetet sociale tha se ai ishte blerësi i diamantit Enigma./UBTNews