Një diamant mahnitës rozë, i përshkruar si një nga diamantët më të pastër në botë, mund të shitet më shumë se 21 milionë dollarë në ankand gjatë muajit tetor në Hong Kong, njoftoi të mërkurën shtëpia e ankandeve Sotheby’s.
Me 11.15 karat, guri i çmuar në formë jastëku është emëruar “Williamson Pink Star”, në nderim të dy diamanteve të tjerë rozë.
Njëri është “CTF Pink Star”, një diamant oval 59.60 karatësh me prerje të përzier, i cili u shit për një rekord prej 71.2 milionë dollarësh në ankand në vitin 2017. Tjetri njihet si guri “Williamson” – një diamant 23.60 karatësh që i është dhënë mbretëreshes së Britanisë, Elizabetë, si dhuratë martese nga gjeologu kanadez, John Thorburn Williamson./UBTNews/