Një diamant që besohet të jetë i treti në botë për nga madhësia, u zbulua në Botsvana. Guri – i cili peshon 1 mijë e 98 karatë – iu tregua presidentit Mokgweetsi Masisi, dy javë pasi firma e diamantëve, Debswana, e zbuloi atë.
Kjo perlë peshon më pak se diamanti i dytë më i madh në botë, i cili u gjet gjithashtu në Botsvana në vitin 2015. Botsvana është prodhuesi më i madh i diamantëve në Afrikë.
Debswana është një ndërmarrje e përbashkët midis qeverisë dhe gjigandit global të diamantëve De Beers dhe deri në 80% të të ardhurave nga shitjet shkojnë në arkat e shtetit.
Ende nuk është përcaktuar një kosto e mundshme e gurit, por në vitin 2017, diamanti i dytë më i madh i gjetur ndonjëherë, Lesedi La Rona, u shit për 53 milionë dollarë.
Diamanti më i madh që u gjet ndonjëherë ishte diamanti Cullinan, që u gjet në Afrikë të Jugut, në vitin 1905. Ai peshonte 3 mijë e 106 karat./UBTNews