UBT News

Dialogu Kosovë-Serbi, më 16 nëntor mbahet takimi në nivel kryenegociatorësh

Raundi i ri i dialogut Kosovë-Serbi në nivel kryenegociatorësh do të mbahet të martën e 16 nëntorit.

Në takimin që do të mbahet në Bruksel, Kosova do të përfaqësohet nga zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu. Ai tha se temë e diskutimit do të jetë çështja e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës, energjisë dhe lëvizja e lirë.

“Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, do të marrë pjesë në takimin e paraparë për datën 16 nëntor 2021 në Bruksel në nivel kryenegociatorësh. Temat e diskutimit në takimin bilateral do të jenë çështja e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës, e energjisë dhe lëvizja e lirë”, tregoi Kryeziu.

Exit mobile version