UBT News

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak tregon se cilat tema do të diskutohen sot

Sot në Bruksel mbahet raundi i ri i bisedimeve teknike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Pak para nisjes së takimit, përfaqësuesi special i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka treguar se cilat tema do të diskutohen.

“Duke u bërë gati për takimin e sotëm në mes Beogradit dhe Prishtinës me dy kryenegociatorët. Presim të vazhdojmë diskutimin në çështjet financiare dhe pronat”, ka shkruar Lajçak në Twitter./UBTNews

Exit mobile version