UBT News

Dhurohen 60 mijë dollarë për familjen e policit Afrim Bunjaku

Shoqata e Policëve Shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhuroi 60 mijë dollarë për familjen e policit hero, Afrim Bunjaku.

Policët shqiptaro-amerikanë të inkuadruar në Shoqatën Amerikane Shqiptare të zbatimit të Ligjit në SHBA, në mjediset e Konsullatës së Republikës së Kosovës në New York, dorëzuan çekun e kontributit të tyre në shumë 60 mijë dollarë.

Ky çek dedikuar familjes së heroit Afrim Bunjaku në mënyrë simbolike, nga disa pjesëtarë të policisë në New Jersey dhe New York si dhe themeluesi i Shoqatës Elton Shametaj iu dorzua Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

“Ky akt i tyre e bënë krenare edhe gjithë diasporën dhe mburremi nga fakti se edhe pse me mijera kilometra larg ata bashkëndiejnë rrënjet e origjinës dhe se ritmi I jetës se tyre është i lidhur ngusht me fatet e atdheu”, thuhet në njoftim të shoqatës së tyre.

Nuk është ky aksion i parë që policët shqiptaro-amerikanë kanë ndërmarrë. Ata edhe më herët përmes shoqatës së tyre kanë kryer disa aksione për të përkrahur kolegët e tyre në Shqipëri dhe gjithandej trojeve shqiptare. E tërë fushata është realizuar përmes GoFundMe.

Exit mobile version