Avokati Meshar Selimaj tha se Aurona Pelaj e cila dhunoi pak javë më parë 70-vjeçaren Minire Nura në azilin e pleqve mund të ketë ikur në Gjermani.
Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, theksoi se se prokuroria ende nuk ka ngritur një akt-akuzë ndaj saj.
“Me informacionet që kam Aurona Pelaj, mund të gjendet në Gjerman. Kështu po përflitet këto ditët e fundit. Prokuroria ende nuk i ka kryet hetimet. Prokuroria ende nuk e ka ngritur aktin-akuzues në Gjykatë dhe Gjykata ende nuk e ka mundësinë që ta ftojë Pelaj. Duhet të paraqitet me thirret, dhe nëse nuk paraqitet merren masat për lëshimin e urdhër arrestit” tha ai.