Policia ka informuar sot se një burrë është arrestuar në Suharekë për dhunimin e një të miture.
“Njësiti i hetimeve gjatë një pune hetimore, nën dyshimin e kryerjes së veprës së lart-cekur, kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar. Gjatë intervistës i njëjti ka pranuar se ka kryer marrëdhënie me viktimën femër kosovare e mitur”, ka informuar Policia.
Rasti ka ndodhur në muajin nëntor të vitit 2022.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.