Të pandehurit E.K., i është caktuar një muaj paraburgim për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të dhunimit.
Sipas gjykatës, nga data 23 shtator dhe deri më datë 29 shtator, në një motel të panjohur në Pejë dhe në shtëpinë e tij, i pandehuri ka detyruar një 13-vjeçare të kryejë marrëdhënie seksuale.
“Me këto veprime i pandehurit E. K., dyshohet të ketë kryer veprën penale “Dhunimi”, vepër kjo e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, Drilon Haraçia pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale”, thuhet në njoftim.