Një viktimë kosovare është shfrytëzuar seksualisht nga persona të panjohur dhe e njëjta ka mbetur shtatzënë.
Rasti ka ndodhur në Ferizaj dhe është raportuar nga një ankuese femër.
Sipas Policisë, viktima është dërguar në QKUK-në repartin e gjinekologjisë për tretman mjekësor.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke kryer procedurat hetimore.