UBT News

Dhunohet një vajzë e mitur në Viti

Një rast i dhumimit të një vajzeje të mitur është raportuar të ketë ndodhur para katër ditësh në Viti.

Rasti është raportuar dje nga babai i viktimës, siç bën të ditur policia përmes raportit 24-orësh. Ajo dyshohet të jetë dhunuar nga një i dyshuar, i cili është arrestuar nga Policia.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Exit mobile version