UBT News

Dhunohet një grua në Vushtrri, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është dhunuar dje në Vushtrri. Përmes raportit 24-orësh, Policia ka bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari dhe se është dërguar në mbajtje.

“DHUNIM- Vushtrri 09.03.2023-19:00-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti e ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit viktima dërgohet për ekzaminim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Exit mobile version