UBT News

Dhunohet një grua në Ferizaj, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën ka arrestuar një të dyshuar për dhunim. Në raportin 24-orësh të policisë, thuhet se rasti ka ndodhur më 8 janar, ndërkohë që është raportuar në Polici të mërkurën.

“Ferizaj 08.01.2024. Me datë 10.01.2024 viktima femër kosovare ka njoftuar se me datën e lartcekur ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Exit mobile version