UBT News

Dhunohet një femër në Prizren

Në Prizren është dhunuar seksualisht një femër. Policia e Kosovës njofton se është arrestuar i dyshuari në lidhje me rastin.

Ndërsa me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se kishte dhunuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML për ekzaminim, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./UBTNews

Exit mobile version