UBT News

Dhunohet një e mitur në Vrellë të Istogut, arrestohet i dyshuari

Një e mitur është dhunuar në fshatin Vrellë të Istogut. Lidhur me rastin, të hënën është arrestuar një i dyshuar dhe është ndaluar për 48 orë.

Ndaj të njëjtit Prokuroria Themelore në Pejë do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit. Kështu bëri të ditur zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi.

“Prokurori i Shtetit e ka ndaluar të dyshuarin për 48 orë, ndërsa gjatë afatit ligjor, ndaj të pandehurit do të bëhet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, konfirmoi Nikçi. Ai shtoi se Prokuroria e Pejës do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e këtij rasti.

Exit mobile version