Një Prizren është dhunuar një e mitur. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur të marten, rreth orës 22:50.
“Dyshohet se një e mitur ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari dhe viktima janë takuar së bashku nga njësiti policor të cilët janë shoqëruar në stacion policor.”, njofton Policia.
Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori, Qendra për Punë Sociale dhe Mbrojtësi i Viktimave. Viktima së bashku me prindin e saj është kthyer në shtëpi, ndërsa me urdhër të prokurorit lënda e rastit vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt./UBTNews