Policia e Kosovës njofton se një e mitur është dhunuar në një motel në Gjilan të hënën. Lidhur me këtë, Policia e Kosovës ka arrestuar një person.
I njëjti është dërguar në mbajtje dhe se rasti është duke u hetuar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se i njëjti në një motel ka dhunuar viktimën femër kosovare. Viktima ka kryer ekzaminimet mjekësore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia në raportin 24 orësh./UBTNews