Një e mitur nga Drenasi është dhunuar. Policia e Kosovës njofton se lidhur me këtë rast janë arrestuar dy të dyshuar, dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Me 30.09.2020 viktima femër kosovare (e mitur) dyshohet se është dhunuar nga një mashkull kosovar, në dijeni ka qenë edhe një e dyshuar femër kosovare, por nuk ka ndërmarrë asgjë. Dy të dyshuarit, janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.