Një grua me shtetësi islandeze ka raportuar në Policinë e Kosovës se është dhunuar nga një burrë kosovar.
Rasti është bërë i ditur nga Policia e Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Prishtinë, 18.06.2021 – 04:20-05:00. Viktima femër shtetase islandeze ka raportuar se është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Në lidhje me rastin janë intervistuar disa dëshmitar. Në konsultim me prokurorin kujdestar, i dyshuari është arrestuar dhe është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërsa viktima dërgohet për ekzaminim mjekësor. Rasti është duke u hetuar.