UBT News

Dhunimi i të miturës në Viti, arrestohet i dyshuari

Policia sot informoi se u arrestua një burrë lidhur me rastin e dhunimit të një të miture në Viti.

“Në lidhje me rastin është raportuar se me datë 24.11.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, u bë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë.

Policia dje ka informuar se një e mitur ka njoftuar se në muajin tetor është dhunuar seksualisht nga një burrë. Ajo ka thënë se rasti ka ndodhur gjersa ka qenë në vizitë te motra e saj në Viti.

Exit mobile version