Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi-Goodman, ka reaguar për rastin e dhunimit të një të miture në Kamenicë.
Ajo ka thënë se ndjehet e trishtuar për rastin e dhunimit ndaj saj, teksa u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të veprojnë dhe ta ndëshkojnë të dyshuarin.
Reagimi i saj i plotë:
Mjaft është mjaft
E trishtuar me lajmin e tmerrshëm të dhunimit të një vajze të mitur.
Thirrje për Policinë dhe Organet e Drejtësisë, veproni pa mëshirshëm ndaj kriminelëve, njerëz sikur Ky nuk kan vend në shoqërinë tonë, nuk duhet dhe nuk guxojmë të lejojmë të ndodhin raste të tilla.
Ndëshkim dhe drejtësi!
Policia njoftoi sot për arrestimin e një personi, nën dyshimin se i njëjti ka dhunuar një të mitur në Kamenicë.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.