Në raportin e fundit të Policisë së Kosovës është raportuar për një rast dhunimi të ndodhur në Rahovec.
Sipas raportit, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 14:00, ku viktima grua është dhunuar nga një burrë i dyshuar.
I dyshuari aktualisht gjendet në arrati, rasti është në procedurë hetimore deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Është raportuar se viktima femër kosovare është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.
