Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar një muaj paraburgim F.B, i dyshuar për dhunë në familje ndaj bashkëshortes.
Gjykata njofton se më 1 mars të këtij viti, i dyshuari ka sulmuar fizikisht gruan e tij ndërsa më pas ka shkelur urdhrin për mbrojtje, të lëshuar nga Themelorja në Prizren.
“Gjyqtari i procedurës vlerëson se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, duke marrë parasysh se hetimet janë në fazën fillestare, si dhe faktin se i pandehuri ka shkelur urdhrin mbrojtës të Gjykatës, si dhe duke marrë parasysh rrethanat ku i pandehuri në mënyrë të vazhdueshme ka keqtrajtuar në aspektin psikik të dëmtuarën bashkëshorten e tij, e ka fyer dhe e ka sulmuar fizikisht”, thuhet në njoftimin e Gjykatës./UBTNews