UBT News

Dhunë në familje në Zveçan, arrestohet një person

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Zveçan, nën dyshimin se në gjendje të dehur e ka sulmuar motrën e tij. I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë fizike  ndaj viktimës femër kosovare-motrës së tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./UBTNews

Exit mobile version