Sot rreth orës 04:00 është raportuar një rast i dhunës në familje në rrugën “Anton Arapi” në lagjen Dardania në Prishtinë.
Ndërlidhur me rastin në vendin e ngjarjes, Policia e Kosovës ka sekuestruar mjë revole të tipit TT, të kalibrit 7.62 mm, pesë copë fishek të kalibrit 7.62 mm, si dhe një karikator.
Ndaj të dyshuarit, P.E, 34-vjeçar, është iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe në përputhje me rekomandimin e prokurorit të shtetit të njëjtin e ka proceduar më tej./UBTNews