Haiti i rrënuar nga bandat po zhytet më tej në gjakderdhje dhe gjëra të jashtligjshme, paralajmëroi shefi i Kombeve të Bashkuara në një raport, duke i kërkuar bashkësisë ndërkombëtare që të garantojë siguri dhe ndihmë financiare për vendin.
Bandat brutale po forcojnë kontrollin e tyre në Haiti, gjë që i shtyn grupet vigjilente të përgjigjen me më shumë dhunë.
“Dhuna e lidhur me bandat ka vazhduar të rritet në intensitet dhe brutalitet, me bandat që zgjerojnë kontrollin e tyre brenda dhe përtej Port-au-Prince”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres në një raport.
“Dhuna seksuale, përfshirë përdhunimin kolektiv, vazhdon të përdoret nga bandat për të terrorizuar popullatat nën kontrollin e bandave rivale”, shtoi ai.
Gati 2,800 vrasje u regjistruan midis tetorit 2022 dhe qershorit 2023, përfshirë gati 80 që synonin të miturit, sipas raportit./UBTNews/