UBT News

​Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë thërret konferencë të jashtëzakonshme për media

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) thërret konferencë të jashtëzakonshme për media. Konferenca do të mbahet para objektit të Qeverisë së Kosovës në Sheshin “Skënderbeu” me fillim nga ora 12:00.

Ani se aryeja e kësaj konference nuk dihet tani, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë vazhdimisht ka kërkuar anulim të vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për daljen e bizneseve në treg të hapur energjetik.

ZRRE dje ka njoftuar bizneset lidhur me përfundimin e periudhës së furnizimit të garantuar nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit (FMF).

Sipas ZRRE-së të gjithë konsumatorët që aktualisht furnizohen me energji elektrike nga (KEK) si Furnizues i Mundësisë së Fundit (FMF), se periudha maksimale e këtij furnizimi të garantuar përfundon më 30.07.2025, për konsumatorët që kanë shfrytëzuar këtë shërbim nga data 1 qershor 2025, transmeton KosovaPress.

Po ashtu edhe KEK ditë më parë ka njofuar se 30 korriku është data e fundit që do të furnizojë me energji elektrike të gjithë konsumatorët që nuk kanë gjetur furnizues në treg të hapur, ka njoftuar Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).

Në anën tjetër, më 12 qershor 2025 Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji në mbledhjen e saj ka caktuar subjektin juridik KEK – si Furnizues të Mundësisë së Fundit për periudhë gjashtë (6) mujore, nga 31.07.2025 deri më 30.01.2026.

Exit mobile version