UBT News

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë del me propozim për ndryshim për ligjin e festave zyrtare

12 ditë pune gjatë një viti kalendarik, janë pushim në Kosovë, sipas Ligjit për Festat Zyrtare.  Muaji prill dhe muaji maj prijnë me këto ditë.

Sipas ligjit aktual, kur ditët e festës janë në fundjavë, zëvendësohen me ditën e parë të punës. E është Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë që së fundmi ka shfaqur pakënaqësinë me këtë ligj.

Në një prononcim për UBTneës, drejtoresha e këtij institucioni, Zana Beqiri, del me një propozim se si duhet të përcaktohen festat zyrtare.

“Ne e shohim shumë të rëndësishme që ky ligj të ndryshohet të jetë më adekuat, të ketë parasysh edhe festat religjioze të jenë më preferencë do të thotë jo çdo kush të ndjekë festën, mund të zgjedhim sikur e ka e gjithë bota, gjithë Evropa”, deklaroi ajo.

Por pse ky ligj nuk ka ndryshuar ende, përkundër faktit që shpesh herë kritikohet.

“Deri më tani arsyeja kryesore është se ky ligj e prek edhe pjesën e minoriteteve sepse në të përmban edhe festat fetare të cilat i prekin të gjitha komunitet nuk mund të ndryshohet me një shumicë të thjeshtë, por duhen edhe votat adekuate të minoriteteve duke përfshirë atë serb”, deklaroi ajo.

Ky ligj madje i prek edhe bizneset.

“Jo disa po shumica e bizneseve ankohen për këtë pikë, mirëpo disa prej shembujve mund t’i japim me bizeneset që kanë numër të madh të punëtorëve. P.sh ka kompani që kanë 800 punëtorë me të hyra minimale 1 mijë euro dmth ai biznes në 100 punëtorë i humb së paku 60 mijë euro brenda vitit vetëm për shkak të festave zyrtare”, deklaroi ajo.

9 maji shënoi Ditën e Evropës dhe për këtë ditë Kosova pati pushim në ndërkohë shumica e shteteve të Bashkimit Evropian nuk e praktikojnë një gjë të tillë./UBTNews/

Realizoi: Fjolla Gashi

 

Exit mobile version