UBT News

Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin e parë kundër imigracionit

Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA ka miratuar një projektligj të ri kundër imigracionit, i njohur si “Aktin Laken Riley”. Ky ligj, i lidhur drejtpërdrejt me presidencën e Donald Trump, parashikon masa të ashpra kundër emigrantëve pa dokumente, duke përfshirë azilkërkuesit që janë të përfshirë në krime të vogla, si vjedhja e dyqaneve.

Kjo ka qenë një goditje e parë për këtë problematikë, dhe ligji pritet të jetë një nga të parët që Trump mund të nënshkruajë në Zyrën Ovale. Projektligji është emëruar në nder të Laken Riley, një studenti 22-vjeçar i cili u vra në Xhorxhia nga një qytetar venezuelian pa dokumente, i kërkuar për vjedhje dyqanesh.

Ky hap reflekton një forcim të politikave të ashpra kundër imigracionit nga administrata Trump, duke i dhënë prioritet ndalimit dhe deportimit të individëve pa dokumente, përfshirë ata që kanë kryer shkelje të vogla ligjore. Sipas kritikëve, kjo masë mund të ketë pasoja të mëdha për mijëra individë që kërkojnë strehim ose janë të pranishëm në SHBA pa leje./UBTNews/

Exit mobile version