Nëse dëshironi të keni jetë të shëndetshëm, atëherë gjithsesi duhet të keni gjumë të mirë dhe të flini pa u zgjuar apo shqetësime të tjera.
Gjumi është shumë i rëndësishëm për ta pushuar trupin dhe trurin, si edhe për të grumbulluar energjinë e nevojshme për ditën tjetër.
Një faktor shumë i rëndësishëm për gjumin është ambienti i një dhome të errët.
Gjithashtu përpiquni të shmangni “të kaltrën e lehtë” më pak se dy orë para se të shtriheni në krevat. Kërkimet nga Qendra Kërkimore sugjerojnë eliminimin e dritës nga celularët, tabletët, laptopët dhe ekranet në përgjithësi, pasi shumë prej nesh ajo na duket si dritë e ditës dhe na mban zgjuar.
Dhomat e gjumit duhet të ketë një temperaturë të rehatshme (rreth 18 gradë C), të qetë dhe të ventiluar mirë, me shtretër dhe jastëkë të rehatshëm.
Duhet të bëni kujdes që të mos hani ushqime të rënda së paku tri orë para se të shtriheni për të fjetur, ndërsa një dush gjithmonë ndihmon ciklin e gjumit.