Forcat e armatosura të Ukrainës kanë publikuar një video që supozohet se tregon një sulm në një pozicion rus në rajonin e pushtuar jugor të Khersonit.
Forcat e armatosura thanë se 10-15 ushtarë rusë janë vrarë në sulmin kundër një poste ruse pranë qytetit Nova Kakhovka.
“Baza e pushtuesve u shkatërrua në Nova Kakhovka”, tha Shërbimi Shtetëror i Rojës Kufitare.
Pozicionet ruse në dhe rreth Nova Kakhovka – si dhe depot e municioneve dhe lidhjet hekurudhore – janë goditur vazhdimisht nga armët dhe avionët luftarakë ukrainas me rreze të gjatë veprimi gjatë muajit të kaluar./UBTNews/