UBT News

Dhjetëra vetura përfshihen nga zjarri në magjistralen Gjakovë-Prizren

Dhjetëra vetura të parkuara në një parking janë përfshirë nga zjarri në magjistralen Gjakovë-Xërxë-Prizren.

Qytetarët kanë dërguar pamjet nga vendi i ngjarjes, dhe kanë treguar se si rezultat i kësaj është bllokuar edhe rruga shkaku i kolonës së madhe.

Është thënë gjithashtu se qytetarët kanë lajmëruar ekipin e zjarrfikësve, ndërkaq këta të fundit nuk kanë arritur ende në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/

Exit mobile version