Të paktën 50 persona kanë vderkur nga rrëshqitjet e dheut në jug të Etipoisë. Dy incidente mendohet të kenë ndodhur mbrëmjen e së dielës dhe mëngjesin e së hënës, pas reshjeve të dendura të shiut në një zonë të thellë malore të zonës së Gofës.
Autoritetet lokale thanë se kërkimi për të mbijetuarit po vazhdonte fuqishëm, por se numri i të vdekurve mund të rritet ende.
Gofa është pjesë e shtetit rajonal të Etiopisë Jugore dhe ndodhet rreth 320 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit, Addis Ababa. Etiopia e Jugut është ndër zonat e vendit që janë goditur nga shira veçanërisht të dendur dhe përmbytje në muajt e fundit, sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare./UBTNews/