32 persona janë lënduar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një lokal në Ferizaj.
Drejtori ekzekutiv i Spitalit të Ferizajt, Jeton Zeqiri konfirmoi për UBTNews se katër prej të lënduarve janë në rrezik për jetë.
“Tetë prej të lënduarve tyre janë dërguar në QKUK të cilët janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkaq 4 prej tyre kanë djegie të lartë dhe që janë në rrezik për jetë”, ka deklaruar ai./UBTNews