Autoritetet turke kanë arrestuar 22 të dyshuar për sulmin në Stamboll. Ministri i brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, tha të hënën se në mesin e të arrestuarve është edhe personi që ka vendosur bombën.
Soylu tha se sipas hetimeve fillestare, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit është përgjegjëse për shpërthimin vdekjeprurës.
“Personi që vendosi bombën është arrestuar. Sipas hetimeve, organizata terroriste PKK është përgjegjëse”, deklaroi ai tutje.
Autoritetet njoftuan se gjashtë persona kanë mbetur të vdekur dhe 81 të tjerë u plagosën në shpërthimin e së dielës në Istiklal Avenue, një rrugë e famshme e mbushur me dyqane dhe restorante që të çon në sheshin ikonik Taksim./UBTNews/