Në aktivitetin e Sportit, Shëndetit dhe Shoqërisë në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion, që u organizua nga UBT, janë prezantuar punimet shkencore të studiuesve, përfshirë profesorë, studentë dhe ekspertë të kësaj fushe, të cilët edhe dhanë rekomandimet mbi temat që trajtuan.
Punimet e prezantuara në Konferencën e Sportit, Shëndetit dhe Shoqërisë janë:
Sesioni parë
Chair: Abedin Bahtiri
Co–Chair: Agron Thaqi
- “Differences in body composition between residents of elderly homes in Kosovo” – Agron Thaqi.
- “Relationship between 60 m sprint running and some motor tests” – Abedin Bahtiri
- “Dallimi në mes nxënësve meshkuj dhe femra të moshës 17 vjeçare në dietën mesdhetare dhe indeksin e masës trupore” – Vjosa Zhubi.
- “The Impact of Ground Reaction Forces Across Ski Turn Phases: A Systematic Review” – Era Deva.
- “Risk factors associated with shoulder injuries in swimmers: A systematic review” – Jona Macula.
- “Differences between the two leagues in soccer players in agility tests” – Nagip Lenjani.