UBT News

​E përditësuar: ​Dalin shëndosh e mirë minatorët që kishin mbetur të ngujuar në minierën e Trepçës

Minatorët e ndërrimit të dytë të Trepçës kanë dalë nga miniera para rreth tri orësh, pasi kishin qëndruar të ngujuar përreth 7 orë.

Ngjarja kishte ndodhur si pasojë e një defekti në furnizimin me energji elektrike, i cili kishte pamundësuar daljen e tyre nga miniera.


Dhjetëra minatorë të Trepçës kanë mbetur të ngujuar qindra metra nën tokë.

Dhjetëra minatorë që kanë përfunduar ndërrimin e dytë, s’kanë mundur të dalin nga Miniera.

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Januzi ka deklaruar se ende nuk ka informata të plota për situatën.

“Për shkak të një defekti në energji elektrike ka mbetur i ngujuar ndërrimi i dytë. Nuk kam shumë informata, sepse ende nuk jam njoftuar nga askush. Edhe unë këtë e kam kuptuar nga lajmet”, ka thënë ai.

Ndërkaq, sipas portaalit “Jepi zë”, minatorët e ndërrimit të dytë janë ngujuar në horizontet 10, 9 dhe 8.

Kujtojmë se para disa ditësh ngjashëm, si pasojë e ndërprerjes së energjisë, pesë pompistë kujdestarë kishin mbetur të ngujuar për rreth 8 deri në 9 orë.

Exit mobile version