UBT News

Dhjetëra mijëra protestues i kërkojnë qeverisë holandeze të ndërmarrë veprime për luftën në Gazë

Organizatorët raportuan se rreth 100,000 njerëz morën pjesë në demonstratë, duke e quajtur atë protestën më të madhe të Holandës në dy dekada, ndërsa Izraeli njoftoi fillimin e një ofensive të re ushtarake izraelite – në luftën kundër grupit terrorist Hamas, sipas “Euronews”.

Dhjetëra mijëra protestues të veshur me të kuqe marshuan dje nëpër kryeqytetin holandez – duke kërkuar që qeveria e tyre të bëjë më shumë – për të ndaluar fushatën e Izraelit në Gazë, në atë që organizatorët e quajtën demonstrata më e madhe e vendit në dy dekada.

Grupet e të drejtave të njeriut dhe agjencitë e ndihmës – duke përfshirë “Amnesty International”, “Save the Children” dhe Mjekët pa Kufij – vlerësuan turmën në më shumë se 100,000 njerëz.

Protesta erdhi ndërsa Izraeli nisi fazën e parë të një ofensive të re në Rripin e Gazës – që synon pushtimin e zonave strategjike të enklavës.

Zyrtarët e lidhur me Hamasin, të cilët nuk bëjnë dallim midis civilëve dhe luftëtarëve, kanë raportuar mbi 100 persona të vrarë gjatë 24 orëve të fundit.

Haga është vendi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe Gjykatës Ndërkombëtare Penale – të cilat kanë shqyrtuar raste në të cilat Izraeli dhe udhëheqësit e tij akuzohen për shkelje të ligjit ndërkombëtar, duke përfshirë edhe vrasjen e qëllimshme të popullsisë së Gazës – gjatë ofensivës kundër Hamasit.

Izraeli i ka mohuar akuzat, duke treguar përpjekjet e tij për të shmangur viktimat civile dhe, për pjesën më të madhe të luftës, për të lehtësuar rrjedhën e ndihmës në enklavë./rtsh

Exit mobile version