UBT News

Dhjetë vendet më të pasura në botë

Analistët makroekonomikë studiojnë produktin e brendshëm bruto (GDP), i cili përcaktohet si vlera e tregut e të gjitha produkteve dhe shërbimeve përfundimtare të prodhuara në një vend gjatë një viti kalendarik, pavarësisht se kush i zotëron burimet.

Nëse PBB-ja për frymë banori është e lartë, ajo shpesh tregon pasurinë dhe prosperitetin e qytetarëve të një vendi të caktuar. Në analizat e tyre, ata përdorin gjithashtu barazinë e fuqisë blerëse (PPP) – një tregues ekonomik për krahasimin e standardeve të jetesës midis vendeve të ndryshme.

Duke analizuar PBB-në për frymë banori, analistët e revistës Global Finance e vendosën Luksemburgun në krye të listës së vendeve më të pasura në botë këtë vit.

Luksemburgu ka vetëm rreth 630.000 banorë, por GDP-ja e tij është rreth 140.000 dollarë. Pason Singapori me 131.580 dollarë dhe Irlanda me rreth 125.000. Dy vende të tjera evropiane janë në top 10 – Zvicra e gjashta dhe Norvegjia e teta.

10 vendet më të pasura në botë sipas Global Finance:

Luksemburgu, 140.694 dollarë

Singapori, 131.580 dollarë

Irlanda, 124.596 dollarë

Katari, 112.789 dollarë

Makao, 85.611 dollarë

Zvicra, 84.658 dollarë

Emiratet e Bashkuara Arabe, 78.255 dollarë

Norvegjia, 77.808 dollarë

SHBA, 76.027 dollarë

Brunei, 74.953 dollarë

Exit mobile version