Një copë domate, një filxhan nga çaji juaj i preferuar apo një copë djathë në tostin tuaj, dëmton trupin tuaj, veçanërisht stomakun. Këto ushqime shkaktojnë urth dhe probleme të tjera.
Prandaj është e rëndësishme të dini se cilat janë ushqimet që duhet t’i shmangni për të mos pasur shqetësime të tilla.
Substancat e ndryshme, duke përfshirë ushqimin që ne hamë, pa marrë parasysh nëse është i ngurtë apo i lëngshëm, kanë një vlerë të pH. Në një shkallë nga 1 deri në 14, ushqimet që kanë një pH më të vogël se 7, konsiderohen acidike.
- pH 0 – një nivel i lartë i aciditetit
- pH 7 – një nivel neutral i aciditetit
- pH 14 – një nivel bazë i aciditetit (alkaline)
Në rastin ideal, gjaku ynë duhet të ketë një pH prej 7.35 – 7.45, që konsiderohet të jetë pak alkaline. PH brenda stomakut tonë është rreth 3.5 deri në 5.5, i cili është shumë acid.
Ja ushqimet kryesore që japin këto shqetësime:
-Ushqimet pikante dhe salca
–Kafeja, çaji jeshil, me mente apo i zi, pijet energjike
–Domatja
–Alkooli
–Patatet e skuqura, rrathët prej qepe, patatinat
–Mishi i lopës, mishi i derrit, mish qengji, yndyra e proshutës
–Pijet e gazuara
–Qepa, hudhra
Ushqime të tjera që duhet t’i konsumoni pak:
- Vaji i misrit
- Melasa
- Shurupi i panjës
- Majoneza
- Uthulla
- Salcë Soje
- Kripë./neps.al