Tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt është i pesti më vdekjeprurës këtë shekull.
Këtu është një listë e dhjetë tërmeteve më të fuqishme që nga viti 2000, të renditura sipas numrit të të vdekurve:
2004: 230 mijë të vdekur, Azia Juglindore
Më 26 dhjetor, një tërmet i fuqishëm me magnitudë 9.1 goditi brigjet e Sumatrës, duke shkaktuar një cunami që la të vdekur mbi 230 mijë njerëz në të gjithë rajonin, 170 mijë vetëm në Indonezi.
2010: 200 mijë të vdekur, Haiti
Një tërmet me magnitudë 7 më 12 janar shkatërroi kryeqytetin Port-au-Prince dhe rajonin përreth.
Tërmeti e shkëput vendin nga pjesa tjetër e botës për 24 orë, duke lënë të vdekur mbi 200 mijë njerëz, 1.5 milion të pastrehë dhe duke shkatërruar një pjesë të madhe të infrastrukturës së dobët të Haitit.
Në tetor të po atij viti, Haiti u godit gjithashtu nga një epidemi kolere e prezantuar nga paqeruajtësit nepalezë që mbërritën pas tërmetit. Kjo epidemi la të vdekur mbi 10 mijë njerëz.
2008: 87 mijë të vdekur, Sichuan
Më shumë se 87 mijë njerëz, në mesin e tyre edhe nxënës shkolle, kanë mbetur të vdekur ose të zhdukur si pasojë e një tërmeti me magnitudë 7.9 që goditi provincën jugperëndimore të Sichuan më 12 maj.
Tërmeti ngjalli kritika të shumta, pasiqë 7 mijë shkolla u dëmtuan rëndë, u ngritën akuza për ndërtime të dobëta, korrupsion, etj.
2005: 73 mijë të vdekur, Kashmir
Një tërmet la të vdekur mbi 73 mijë persona, shumica dërrmuese në Provincën Kufitare Veri-Perëndimore të Pakistanit dhe në zonën e Kashmirit të administruar nga Pakistani. 3.5 milionë të tjerë janë të zhvendosur.
2023: 46 mijë të vdekur, Turqi dhe Siri
Më 6 shkurt, një tërmet me magnitudë 7.8 goditi qytetin turk të Gaziantepit, afër kufirit me Sirinë.
Tërmeti më i madh në Turqi në gati një shekull, i cili pasohet nga një lëkundje me magnitudë 7.5 ballë, rrënon lagje të tëra qytetesh në Turqinë juglindore dhe veriun e Sirisë së shkatërruar nga lufta.
2003: 31 mijë të vdekur, Bam (Iran)
Një tërmet me magnitudë 6.6 në Iranin juglindor më 26 dhjetor shkatërroi qytetin e lashtë Bam me tulla balte, duke lënë të vdekur të paktën 31 mijë njerëz.
Gati 80 për qind e infrastrukturës së Bamit është dëmtuar dhe kështjella e shkretëtirës, dikur e konsideruar si ndërtesa më e madhe prej qerpiçi në botë, shembet.
2001: 20 mijë të vdekur, Indi
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 më 26 janar goditi shtetin perëndimor indian të Gujaratit, duke lënë të vdekur mbi 20 mijë njerëz. Tërmeti rrafshon ndërtesat në të gjithë shtetin, me shumë viktima në qytetin Bhuj pranë kufirit me Pakistanin.
2011: 18 mijë e 500 të vdekur, Japoni
Më 11 mars, Japonia goditet nga një tërmet i madh me magnitudë 9.0, duke shkaktuar një cunami të tmerrshëm.
Rreth 18 mijë e 500 njerëz kanë mbetur të vdekur ose të zhdukur, pasi muri i ujit që udhëton me shpejtësinë e një aeroplani reaktiv, nivelon komunitetet përgjatë bregut verilindor.
Shkrirja që pasoi në centralin bërthamor të Fukushima Daiichi mbulon zonat e afërta me rrezatim, duke i bërë disa qytete të pabanueshme për vite dhe duke zhvendosur dhjetëra mijëra banorë.
2015: 9 mijë të vdekur, Nepal
Një tërmet me magnitudë 7.8 më 25 prill goditi Nepalin qendror, duke shkaktuar ortekë dhe rrëshqitje dheu në të gjithë vendin Himalayan, duke shkatërruar shkollat dhe spitalet.
Tërmeti la të vdekur pothuajse 9 mijë njerëz dhe miliona të pastrehë. Tërmeti rrënoi më shumë se 100 monumente, në mesin e tyre tempuj shekullorë dhe pallatet mbretërore në luginën e Katmandus.
2006: 6 mijë të vdekur, Java
Më 26 maj, një tërmet me magnitudë 6.3 goditi bregun jugor të ishullit indonezian Java, pranë qytetit të Yogyakarta, lënë të vdekur 6 mijë njerëz.
Më shumë se 420 mijë të tjerë mbeten të pastrehë dhe rreth 157 mijë shtëpi janë shkatërruar./UBTNews/