UBT News

Dhjetë të vdekur e mbi 1 mijë të lënduar si pasojë e tërmetit në Tajvan

Së paku dhjetë persona janë konfirmuar të vdekur dhe 1 mijë e 38 persona janë lënduar si pasojë e tërmetit 7.2 shkallësh të Rihterit, i cili goditi Tajvanin mëngjesin e së mërkurës. Raportohet për 52 persona të tjerë të zhdukur.

Përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë përqendruar në Hualien, përgjatë bregut lindor, ku dhjetëra ndërtesa janë shkatërruar.

Agjencia Kombëtare e Zjarrfikësve tha se ekipet e kërkim-shpëtimit po përdorin dronë dhe helikopterë në kërkim të personave që besohet të kenë mbetur në park, i cili njihet për bukuri mahnitëse.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Tajvanit tha se ky ishte tërmeti më i fuqishëm që ka goditur ishullin që nga viti 1999, kur një tërmet prej 7.6 ballësh të Rihterit la të vdekur afërsisht 2 mijë e 400 persona dhe shkatërroi 50 mijë ndërtesa./UBTNews/

Exit mobile version