Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar dhjetë raste të vdekjes si pasojë e COVID-19. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 2 raste (87, 76 vjeç), Mitrovicë 2 raste (81, 61 vjeç), Pejë 2 raste (84, 73 vjeç), Deçan 1 rast (76 vjeç), Kamenicë 1 rast (73 vjeç), Lipjan 1 rast (84 vjeç) dhe Podujevë 1 rast (82 vjeç).
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se nga testimi i 4 mijë e 33 mostrave janë regjistruar 793 raste të reja me COVID-19. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 266 raste, Gjilan 77 raste, Gjakovë 59 raste, Mitrovicë 50 raste, Ferizaj 48 raste, Podujevë 34 raste, Pejë 31 raste, Prizren 25 raste, Vushtrri 23 raste, Viti 22 raste, Fushë-Kosovë 18 raste, Obiliq 18 raste, Lipjan 15 raste, Kamenicë 14 raste, Kaçanik 12 raste, Rahovec 11 raste, Malishevë 10 raste, Deçan 9 raste, Istog 9 raste, Shtime 9 raste, Suharekë 9 raste, Drenas 7 raste, Junik 4 raste, Klinë 4 raste, Novobërdë 4 raste, Graçanicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Hani i Elezit dhe Skenderaj.
Në njoftimin e Institutit bëhet e ditur se janë shëruar edhe 755 pacientë, kurse raste aktive janë 13 mijë e 902./UBTNews