Dhjetë persona kanë vdekur dhe 705 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se rastet e reja janë nga testimi i 3 mijë e 922 mostrave të marra.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 320 raste, Lipjan 50 raste, Fushë-Kosovë 41 raste, Prizren 37 raste, Gjakovë 30 raste, Kamenicë 27 raste, Obiliq 27 raste, Gjilan 25 raste, Pejë 20 raste, Deçan 19 raste, Podujevë 17 raste, Drenas 15 raste, Vushtrri 15 raste, Malishevë 13 raste, Klinë 9 raste, Shtime 7 raste, Mitrovicë 5 raste, Rahovec 5 raste, Kaçanik 4 raste, Novobërdë 4 raste, Dragash 3 raste, Istog 3 raste, Graçanicë 2 raste, Skenderaj 2 raste, Suharekë 2 raste, Viti 2 raste dhe Ferizaj 1 rast.
IKShPK njofton se janë shëruar edhe 522 pacientë./UBTNews