Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar dhjetë raste të vdekjes me SARS-CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Lipjan 2 raste (29, 76 vjeç), Skenderaj 2 raste (78, 61 vjeç), Dragash 1 rast (82 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (85 vjeç), Malishevë 1 rast (78 vjeç), Pejë 1 rast (61 vjeç), Prizren 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (67 vjeç).
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se janë regjistruar 311 raste të reja me COVID-19 nga 1 mijë e 903 mostra të marra.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 84 raste, Prizren 83 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Klinë 14 raste, Malishevë 13 raste, Suharekë 12 raste, Pejë 11 raste, Lipjan 10 raste, Vushtrri 10 raste, Drenas 8 raste, Istog 7 raste, Dragash 6 raste, Gjakovë 5 raste, Rahovec 5 raste, Ferizaj 4 raste, Obiliq 4 raste, Podujevë 4 raste, Mitrovicë 3 raste, Skenderaj 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjilan dhe Kamenicë./UBTNews