UBT News

Dhjetë të vdekur dhe 137 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar dhjetë raste të vdekjes si pasojë e COVID-19. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (81, 65, 54 vjeç), Prishtinë 2 raste (67, 63 vjeç), Drenas 1 rast (68 vjeç), Gjilan 1 rast (71 vjeç), Obiliq 1 rast (75 vjeç), Skenderaj 1 rast (49 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (69 vjeç).

Ndërkaq janë regjistruar 137 raste të reja nga 841 mostra të marra.Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 59 raste, Gjakovë 19 raste, Gjilan 7 raste, Suharekë 7 raste, Vushtrri 6 raste, Malishevë 5 raste, Pejë 5 raste, Prizren 5 raste, Fushë-Kosovë 4 raste, Obiliq 4 raste, Viti 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Klinë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Drenas, Ferizaj, Kamenicë, Lipjan, Mitrovicë, Podujevë dhe Rahovec./UBTNews

382 TË SHËRUAR DHE 137 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Tuesday, December 22, 2020

Exit mobile version