UBT News

Dhjetë të shëruar e katër raste të reja me COVID-19 në Malishevë

Në komunën e Malishevës janë shëruar dhjetë pacientë gjatë 24 orëve të fundit, ndërkaq janë regjistruar katër raste të rejea.

Komuna e Malishevës njofton se nga rastet e reja, tri janë në Kijevë dhe një rast në Balincë.

Në emër të shtabit emergjent komunal, nënkryetari i komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ju ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të zbatojnë rekomandimet e institucioneve përgjegjëse shëndetësore.

“Zbatoni rekomandimet e institucioneve përgjegjëse shëndetësore, për mbajtje të maskës, apo mbuloni gojën dhe hundën me maskë mbrojtëse, e sidomos mbani distancës sociale dhe shmangni vendet ku ka grumbullime të njerëzve, pasi vetëm përmes zbatimit të këtyre masave ne mund ta luftojmë virusin”, ka thënë Berisha./UBTNews

Exit mobile version