Dhjetë sulme goditën qytetin Mykolaiv në Ukrainën jugore gjatë natës duke shkaktuar shpërthime të fuqishme, tha kryebashkiaku Oleksandr Syenkevych në kanalin e tij në Telegram. Dy universitete janë goditur nga sulmet, konfirmoi kreu i administratës ushtarake të rajonit.
Luftimet rreth qytetit Mykolaiv janë shtuar ditët e fundit. Fshatrat përgjatë kufirit me rajonin Kherson janë bërë vija e fundit e fronit ndërsa forcat ukrainase përpiqen të depërtojnë në mbrojtjen ruse në zonat e pushtuara të Ukrainës jugore.
Një person u raportua i plagosur në Mykolaiv të enjten pasi qyteti u vu nën një “sulm masiv me raketa”, sipas shefit ushtarak të rajonit./UBTNews/